Vedat Murriqi drejt firmës me gjigantët e futbollit turk

Mediat kosovare raportojnë se sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Vedat Murriqi sezonin e ardhshëm do të luajë për ekipin e Gallatasaray në Turqi.

Murriqi pritet të udhëtojë të hënën drejt Stambollit për të nënshkruar kontratën me Gallatën nga e cila do të përfitojë 1.7 milionë euro në sezon dhe në varësi të paraqitjes paga e tij mund të shkojë deri në 2.2 milionë euro.

Sezonin i kaluar i Murriqit ishte shumë i mirë ku arriti të shënojë plot 17 gola me ekipin e Rizespor, i cili nga transferta e lojtarit, pritet të përfitojë deri në 5 milionë euro.

Duhet theksuar se për lojtarin kosovar kishin shprehur interes dhe Fenerbahçe, Lazio dhe Toulouse.

Shkarkoni aplikacionin e A2