“Zgjedhjet në tetor”, Rama ironizon Kryemadhin: E pa datën në filxhan! – A2

“Zgjedhjet në tetor”, Rama ironizon Kryemadhin: E pa datën në filxhan!

Edhe në Përmet Edi Rama u prit me protesta. Këto të fundit kryesocialisti i bëri pjesë të fjalimit të tij, duke mos kursyer ironinë edhe për udhëheqësit e tyre politike. Rama është i bindur se në fund të javës së ardhshme, shqiptarët do t’i bashkohen kutive të votimit, dhe asnjë milimetër nuk do të ketë kthim pas.

Sipas kryeministrit pluralizmi nuk është imponim i pakicës ndaj shumicës, ose e kundërta, kur ajo tejkalon Kushtetutën.

Rama siguroi mbështetësit e tij se “që socialistët të heqin dorë nga e drejta e tyre, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë”.

Kryeministri ironizoi me lideren e LSI Monika Kryemadhi, duke thënë se zgjedhjet në tetor janë diçka që ajo ka parë “në filxhan”.  

Rama ironizoi edhe me faktin që sipas tij opozita nuk mund të fitonte zgjedhjet “edhe po të ishte e vetme në listë”, dhe se madje do të ishte e thjeshtë për PS-në të shtynte zgjedhjet, duke patur 75% të bashkive, por kjo “do të ishte e rëndë sepse do të vendosej një rregull i ri, që kur nuk do një palë, pala tjetër dorëzohet”.

Për Ramën, reagimi i opozitës shpjegohet me shqetësimin e tyre për hapjen e negociatave.

Shkarkoni aplikacionin e A2