Argjentina bën detyrën ndaj Katarit, kalon në raundin tjetër të Kupës së Amerikës – A2

Argjentina bën detyrën ndaj Katarit, kalon në raundin tjetër të Kupës së Amerikës

Përfaqësuesja e Argjentinës shmangu surprizat dhe ja doli të kualifikohet për në 8 më të mirat e Kupës së Amerikës. Pas startit të dobët me vetëm 1 pikë në dy ndeshje, skuadra e Leo Messit arriti të fitojë në takimin e fundit, atë ndaj Katarit me rezultatin 2 me 0.

Lautaro Martinez, në pjesën e parë dhe sulmuesi i Manchester City, Aguero pak përpara fundit, realizuan golat që vlejnë kualifikim për bardhekaltrit.

Gjithsesi, Argjentina e mbylli fazën e grupeve si e dyta më e mirë pasi është Kolumbia, fituesja e grupit A. Këta të fundit munden edhe Paraguain në takimin e tretë duke u treguar perfekt në grupe me 9 pikë të plota dhe asnjë gol të pësuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2