Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Basha për 30 Qershorin: Plani i Ramës për luftë mes shqiptarëve do të dështojë

Nga A2 CNN
24 Qershor 2019, 21:28 | Politikë
Basha për 30 Qershorin: Plani i Ramës për luftë mes

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se Kolegji Zgjedhor nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit të Republikës, pasi ky kolegj la në fuqi datën 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore 2019.

“Kolegji Zgjedhor po përdoret nga Rama si makinacion për të krijuar një ligjshmëri fallso të 30 qershorit. Kolegji Zgjedhor ka kompetencë shqyrtimin e mosmarrëveshjeve të Kodit Zgjedhor, asnjë institucion veç Gjykatës Kushtetuese nuk mund të vendosë për dekretin e Presidentit. Ishte një skenar i trashë ku u sajua një kërkesë fallso nga një parti fallso, ku kolegji shpalli një vendim fallso. Lehtësia me të cilën ndodhi e gjitha kjo tregon jo vetëm kontrollin e plotë të Edi Ramës mbi çdo institucion, por edhe shpërfilljen totale të tij ndaj ligjit”, deklaroi Basha.

“Kolegji Zgjedhor provoi se vendimi ynë për të mos hyrë në këto zgjedhje farsë ishte vendimi i duhur i opozitës. Regjimi i Edi Ramës ka nevojë për fasadë për të mbuluar thelbin e tij. Me largimin tonë ne e hoqëm këtë fasadë dhe të gjithë po shohin fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës”, shtoi Basha, i cili konsideron se “e gjithë infrastruktura kriminale e zgjedhjeve është e paprekur, të gjithë janë të lirë për të kërcënuar qytetarët që të dalin në zgjedhje farsë.”

Më tej, Basha theksoi se “plani i Ramës për luftë mes shqiptarëve do të dështojë” më 30 qershor, pasi, sipas tij, “shqiptarët janë bërë bashkë dhe ajo ditë është dita kur nis fundi i regjimit të Edi Ramës”.

“Sa më shumë kohë kalon dhe Rama qëndron në pushtet me një rrjet kriminal, aq më i keq do të jetë fati i tij. Rama po shpërfill zemërimin popullor. Një qeveri e re dhe e ndershme do të jetë në gjendje të hapë negociatat me BE-në, do të tërheqë investime, do të çlirojë vendin nga krimi. Zgjedhjet e fituara me kriminelë sjellin qeveri kriminale si kjo e Edi Ramës. Dalja para drejtësisë e atyre që kanë vjedhur zgjedhjet dhe largimi i Ramës nga posti i kryeministrit janë dy kushtet tonë. Pa u plotësuar këto kushte, nuk ka rikthim në asnjë proces politik”, u shpreh Basha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani