Bylykbashi: Kolegj vjedhjesh, apo zgjedhjesh? – A2

Bylykbashi: Kolegj vjedhjesh, apo zgjedhjesh?

Për demokratët, qëndrimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor vendos nëse Kolegji duhet shkrirë përfundimisht, apo vazhdon të jetë garanci. Ish-bashkëkryetari demokrat i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, vlerësoi se kolegji sot duhej të kishte pushuar gjykimin.

Dekreti i Presidentit, tha ai, mund të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese dhe nëse Kolegji guxon të shkelë Kushtetutën, e vendos veten qartë në anën e paligjshmërisë dhe pasojave që sjell kjo paligjshmëri.

Në reagimin e shpërndarë nga Partia Demokratike, Bylykbashi thekson se Kolegji nuk mund të shfuqizojë aktet themelore të procesit zgjedhor siç është dekreti, madje sipas Bylykbashit nuk mund të shqyrtoje as këtë çështje sepse ligjërisht nuk ka datë zgjedhjesh dhe nuk ka proces zgjedhor e për rrjedhojë nuk ka as subjekte zgjedhore që mund të ankohen përpara tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2