“Bypass”-i i Tepelenës, punime dhe trafik gjatë verës

Punimet për “bypass”-in e Tepelenës, pika kyçe që lidh autostratën Levan-Tepelenë me atë Tepelenë- Kakavijë, do të vijojnë edhe gjatë sezonit turistik, ku në këtë aks ka një fluks të shtuar mjetesh dhe pasagjerësh, kryesisht emigrantë që vijnë nga Greqia për të kaluar pushimet në atdhe.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton për një plan masash për lehtësimin e levizjes. 

Sonila Qato, kreu i ARRSH-së, tha: “Kemi marrë masa provizore që për sezonin turistik aksi të jetë i lirë dhe të mos krijojë shqetësime në trafik”.

Ndërkaq, për shkak se kjo është një zonë që karakterizohet nga rrëshqitje të shpeshta e tokës, deri më tani janë vendosur 300 pilota, ndërsa parashikohet edhe ndërtimi i trotuareve te segmenti përgjatë pjesës së kalasë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2