E pazakontë, kthehet në shtëpi dhe gjen ariun në dollap

Një ngjarje e rrallë i ka ndodhur një familje në kontenë Missoula në Montana, kur pasi janë kthyer në shtëpi, kanë gjetur një ari të murrmë që ja kishte marrë një sy gjumë brenda në dollapin e rrobave.

Të frikësuar, kanë njoftuar policinë dhe agjencinë e mbrojtjes së jetës së egër, të cilët të gjithë bashkë mundën të transferonin gjitarin që nuk kishte dëshirë të dilte nga strofulla e tij e re.

Duke mos iu besuar syve agjentët publikuan në videon në rrjetet sociale duke iu këshilluar banorët e zonës që të mbyllin me çelës dhe sirtarët.

Shkarkoni aplikacionin e A2