Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Mbron Dakon në Durrës, Rama: Mundi Saliun, u dashka të blejë vota kundër Lulit!

Nga A2 CNN
24 Qershor 2019, 18:59 | Politikë

Edhe në Durrës opozita e priti më protestë Kryeministrin Rama, i cili prezantoi kandidatet e PS-së për tre bashkitë e këtij qarku.

Pak metra larg vendit ku zhvillohej takimi elektoral i socialistëve, mbështetësit e opozitës u përplasën me forcat e rendit, të cilat nuk i lejuan të afroheshin, duke shmangur përplasjen mes simpatizantëve të të dyja krahëve.

Pavarësisht akuzave dhe përgjimeve ku rezulton në kontakt me persona me rekorde kriminale, kryebashkiaku në ikje, Vangjush Dako, e pa të arsyeshme të fliste. 

"Sot Qarku i Durrësit është kthyer nga një bastion i Partisë Demokratike në një bastion i Partisë Socialiste, dhe këtë ata nuk e përtypin dot, dhe hedhin baltë”, tha Dako.   

Nuk ia kurseu mbrojtjen as Edi Rama, sipas të cilit Durrësi do ta kujtoj me respekt Vangjush Dakon.

“Njeriu dhe partia këtu në Durrës që mundi Saliun kur ata ishin në pushtet, u dashka të blejë vota për të mundur Lulin me Gridën dhe Salianjin”, ironizoi kryeministri.  

Duke iu kthyer marrëveshjes që mbylli me Bishën në 2017-ën, tregoi përse kryedemokrati kërkoi të merrte edhe drejtorin e burgjeve.

“Ata me burgjet bënin fushatat, nxirrnin ata që ishin kriminelët më me damkë për fushatë, dhe tani ia tregojnë Dakos”.

Rama akuzoi opozitës se po përpiqet që të bllokoj hapjen e negociatave, ndërsa tregoi çfarë kërkon Brukseli nga autoritetet shqiptare.

“Problem i madh se ke qenë president, apo kryeministër, në qoftë se ke bërë zullume drejtësia të merr dhe të çon aty ku e ke vendin”, vijoi Rama.

Një mesazh e kishte edhe për Ilir Metën. “Dhunës në rrugë i shtohet dhuna nga zyra e presidentit. Ata sulmojnë, këtej Ilir Meta thotë anulohen zgjedhjet se do bëhet nami. Por nuk i njeh ti? Një e ke në shtëpi...”, përfundoi kryeministri në Durrës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë