Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Ndërroi jetë në aksident, Reali firmos me djalin e futbollistit të ndjerë

Nga A2 CNN
24 Qershor 2019, 17:41 | Futboll

Djali i të ndjerit Jose Antonio Reyes, Jose Antonio Reyes Lopez, i është bashkuar akademisë së Realit të Madridit.

11-vjeçari ka firmosur me klubin e madh spanjoll, pas një marrëveshjeje që ishte arritur përpara aksidentit tragjik të të atit, edhe ai ish-lojtar i Realit, me të cilin fitoi edhe një titull kampion kur trajner ishte Fabio Capello.

35-vjeçari, i cili ishte drejt fundit të karrierës, këtë vit luante me Extremadurën në kategorinë e dytë spanjolle. Jose Antonio Reyes po udhëtonte me 237 km/h kur pësoi aksidentin që i kushtoi jetën atij dhe nipit të tij 23-vjeçar që kishte në makinë.

Ish-lojtari i Real Madrid, Arsenal dhe kombëtares spanjolle humbi kontrollin e makinës së tij Mercedes Brabus, që u përplas me bordurat, u përmbys dhe mori flakë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani