Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Një copë letër me titullin dekret”, shumica drejt komisionit hetimor për shkarkimin e Metës

Nga A2 CNN
24 Qershor 2019, 12:27 | Politikë
“Një copë letër me titullin dekret”, shumica drejt

Shumica në Komisionin Parlamentar të Ligjeve vendosi ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidenti Ilir Meta, ndërsa ky i fundit nuk pranoi të merrte pjesë në seancën dëgjimore.

Gjatë debatit, deputeti i opozitës, Ralf Gjoni kundërshtoi shkarkimin e Presidentit, duke thënë se nuk shihte ndonjë shkelje të rëndë që të sjellë marrjen e këtij vendimi.

Ndërsa deputeti socialist, Bashkim Fino, tha se Kuvendi do të ngrejë një komision hetimor për të bërë këtë vlerësim. “Më bën përshtypje letra e Metës dhe gjuha ironike, paragjykuese dhe hipokrite e Presidentit”, tha Fino. “Po të ishte se jemi verbërisht të orientuar politikisht, e kishim shkarkuar më herët. Meta ka marrë një copë letër, ka shkruar çfarë ka dashur, i ka vënë titullin dekret dhe na e ka shitur si të tillë. Mund ta titullonte dhe VKM, por mbetet thjesht një letër”.

Spartak Braho ftoi Gjonin të jetë pjesë e komisionit hetimor që pritet të ngrihet për të vlerësuar dekretin e Presidentit. “Duhet të jesh pjesë e komisionit hetimor që të kuptosh që Presidenti e ka shkelur rëndë Kushtetutën”.

Kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja tha se pas ngritjes së komisionit hetimor në seancë do të votohet shkarkimi i Presidentit me shumicë kushtetuese, por do të jetë Gjykata Kushtetuese që do ketë fjalën e fundit. “Presidenti ka shkelur Kushtetutën duke zgjatur në mënyrë të kundërligjshme mandatin e të zgjedhurve vendore. Komisioni hetimor do ta zbardhë në mënyrë shteruese këtë shkelje. Pjese e raportit të jetë edhe hetimi i letrës së përgjigjes së Presidentit, ku është përdorur gjuhë ironike, hipokrite dhe fyese për institucionin nga ku ka lindur Presidenti i Republikës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani