Olimpiadat Dimërore, Milano ia del ndaj Stokholmit

Olimpiadat do të kthehen sërish në Itali. Ekzaktësisht 20 vjet pas Torinos në 2006, do të jetë Milano ajo që në vitin 2026 do të organizojë Lojërat Olimpike dimërore.  

Lajmi u bë i ditur nga Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, pas votimit të anëtarëve. Qyteti italian, që do të zhvillojë lojërat së bashku me lokalitetin e famshëm malor të Cortinës, fitoi sfidën me ”rivalen” Stokholm, duke siguruar 47 vota kundër 34 të suedezëve.  

Në Cortina janë zhvilluar Olimpiadat dimërore edhe në vitin 1956, pra ceremonia e re do të kujtojë 70 vjetorin e saj.

Lajmi u mor me gëzim të madh nga gjithë ekzekutivi italian. Organizimi i një Olimpiade nënkupton fonde të mëdha të lëvruara nga shteti organizator, por edhe një mundësi unike për të financuar vepra infrastrukturore të mëdha, modernizuar strukturat sportive dhe turistike të zonës ku zhvillohen aktivitetet.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN