Përmbysje e çmendur, Mallorca rikthehet në La Liga pas 6 vitesh

MALLORCA NE LA LIGA.duplicate frame 478 1100x620

Mallorca ka arritur të rikthehet pas 6 vitesh mungesë në La Liga. Klubi spanjoll ka bërë mrekullinë duke përmbysur fitoren 2-0 të Deportivo La Coruna në finalen e parë të play-off.

Në takimin e kthimit, skuadra ishullore ktheu në realitet një skenar thuajse të pamundur duke fituar në shifrat 3-0, që përkthehet në pjesëmarrje në elitën spanjolle të futbollit, sezonin e ardhshëm.

Problemet financiare bënë që Mallorca të prekte edhe kategorinë e tretë në këto 6 vite, por tashmë gjithçka ka marrë fund. Golat e Budimir, Sevijas dhe Prats shuan ëndrrën e Deportivo që ishte vetëm një hap larg ngjitjes në majën e futbollit spanjoll.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 141 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 72 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 116 persona në spital, 20 në terapi intensive, 4 të intubuar