Pronat e sekuestruara të narkotrafikantëve, shiten në ankand për bamirësi

Disa prona luksoze që iu janë sekuestruar krerëve të karteleve të drogës kanë dalë në një ankand në Mexico City.

Rezidenca me pishina dhe tunele nëntokësore, ferma të mëdha dhe një apartament ku u vra një narkotrafikant kanë qenë mes pronave të patundshme që autoritetet kanë nxjerrë në shitje.

Presidenti meksikan, Obrador deklaroi se të gjitha të ardhurat nga ankandi do të shkojnë në ndihmë të personave të prekur nga dhuna e klaneve të drogës.

E megjithatë deri tani janë shitur vetëm 9 nga 27 pronat e sekuestruara. Sipas mediave meksikane nga shitja e tyre janë përfituar rreth 3 milionë dollarë. Në një ankand të ngjashëm në muajin maj u shitën shtëpi dhe makina të kriminelëve dhe u mblodhën 1.5 milionë dollarë.

Presidenti Obrador gjithashtu ka premtuar se do të shesë avionin presidencial për të përballuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN