Opozita nuk njeh 30 Qershorin, Shehi: Përballje në çdo cep të vendit

Opozita e bashkuar ka një skenar të qartë për t’iu përgjgjiur këmbënguljes së mazhorancës që nuk heq dorë nga 30 Qershori.

Aleatët u mblodhën nën drejtimin e kryeopozitarit Lulzim Basha dhe paralajmëruan përballje në çdo cep të vendit për të mos lejuar zhvillimin e një procesi që ata nuk e njohin.

“Ne do të shkojmë të përballemi në çdo cep të Shqipërisë me juntën e re politike. Ne këto zgjedhje nuk i njohim, kemi shumicën e shqiptarëve me vete”, tha Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së.

Takimi i Bashës me aleatët u zhvillua në të njëjtën kohë që Kolegji Zgjedhor u mblodh duke lënë në fuqi 30 Qershorin. Këtë vendim opozita e lexoi me keqardhje.  

“Kolegji në vetvete është fantazmë tani, nuk ka vlerë as politike dhe as juridike”, shtoi Shehi.

Tërheqja e listave zgjedhore në bashkitë e djathta, protesta në çdo takim elektoral të kryeministrit Edi Rama janë gijthashtu pjesë e aksionit opozitar të këtyre ditëve.  

Shkarkoni aplikacionin e A2