Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Qendra e Solidaritetit, ndërtesat e braktisura prej vitesh që do të rijetëzohen

Nga A2 CNN
24 Qershor 2019, 18:10 | Sociale

A2 CNN këtë fundjavë i është bashkuar një tjetër misioni. Mes ndërtesave të harruara nga koha, njerëzve dhe përmes mureve të plasaritura, sot dëshirojmë t’ju tregojmë një tjetër histori, përtej asaj që shohim, një histori shndërrimi.

 Ndaj këtë fundjavë kemi vendosur të bashkohemi me Fundjavën Ndryshe, me një ekip të madh që dhurojnë për një të ardhme më të mirë. Sepse këto ndërtesa shumë shpejt nuk do t’i shihni më kështu nën pluhurin e harresës apo vrangat e kohës.

Emina Cunmulaj

Jemi në Rrugën e Arbrit, shumë afër një vendi ku jeta nuk është e thjeshtë për banorët, por kemi mbërritur këtu sepse Arbër Hajdari do të na rrëfejë një Project të ri, një qendër solidariteti që do të ndërtojë këtu me ndihmën e Gener 2.

Këtë projekt i riu që tanimë njihet bashkë me mesazhin e tij: “Bamirësia nuk të varfëron”, e prezanton pikërisht këtu, në këtë vend që nuk do të duket më kështu pas dy vitesh. Objekti kryesor i kësaj qendre solidariteti është një shkollë profesionale për të rinjtë që gjithnjë e më shumë e shohin të ardhmen jashtë Shqipërisë.

Por projekti nuk është vetëm kaq.

Bashkë me Arbrin në këtë projekt, pa diskutim më të madhin e këtij lloji në Ballkan, është edhe modelja shqiptare e njohur tanimë në të gjithë botën, Emina Cunmulaj.

Bukuroshja shqiptare rrëfen për A2 CNN se në fillim nuk besonte në realizimin e tij, por nëse të gjithë bëhen bashkë me siguri puna për të ofruar një të ardhme më të mirë, kthehet në një ëndërr të bërë realitet.

Arbër Hajdari, Fundjava Ndryshe

 “Ky është vetëm fillimi, emocionet janë shumë të larta, por puna vetëm tani ka nisur. Fakti që kjo është qendra  e parë në Ballkan, më bën të shpresojë që edhe shtete të tjera do të vijojnë me projekte të tilla”, thotë Emina.  

Të tillë shndërrim, një të ardhme më të mirë do të kenë edhe ndërtesat që bashkë me rikonstruksionin apo ndërtimin nga fillimi do t’i mundësojnë banorëve të zonës dhe njerëzve në nevojë, një jetë të re, një rrugëtim që nuk do të mbyllet në muret e harruara, por do të gëzojë një jetë të re.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani