Zgjedhjet e 30 qershorit, Rama mbledh Kryesinë: Të dokumentohet çdo incident

Kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë e Partisë Socialiste për të dhënë porositë e radhës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Nga burime të brendshme është mësuar se Rama ka kërkuar një proces me standarde, respektim të Kodit Zgjedhor, administrim korrekt dhe dokumentimin e çdo incidenti të mundshëm gjatë ditës së zgjedhjeve.

”Kush prek dhe manipulon votën, do të përgjigjet parat ligjit”, ka deklaruar Edi Rama.

Përsa i përket fushatës, ajo do të vijojë deri ditën e premte dhe Vlora do të jetë qyteti ku do të mbahet takimi përmbyllës i kësaj fushate elektorale.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, kryetari Rama ka pritur në një takim zonjën Odri Glover, drejtuesen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e së dielës.  

Shkarkoni aplikacionin e A2