Selia qendrore e Komitetit Olimpik, një kryevepër e arkitekturës

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka hapur zyrtarisht selinë e re qendrore në Zvicër, e cila ka kushtuar 145 milionë $, saktësisht 125 pas rifillimit të Lojërave Olimpike. Kompleksi i ndërtuar në Lozanë të Zvicrës është edhe një  shembull i përdorimit të materialeve të riciklueshme.

Selia e re është ndërtuar në të njëjtin vend me të vjetrën dhe 95% e materialeve të vjetra janë ricikluar dhe rivënë në përdorim. Godina, e dizajnuar nga firma daneze “3XN” ka fituar edhe disa çmime ndërkombëtare për përdorimin e energjisë së rinovueshme, që përftohet duke përdorur panele diellorë dhe pompa uji të marra nga liqeni i Gjenevës.

Shkarkoni aplikacionin e A2