Testet miqësore, zhgënjen Partizani, mposhtet 5-1 nga Sarajevo

Franko Lerda e ka nisur me humbje aventurën në drejtimin e Partizanit. Kampionët e Shqipërisë zhgënjyen në testin e parë miqësor duke u shpërfytyruar 5-1 nga ekipi boshnjak i Sarajevos. Goli i vetëm për të kuqtë u shënua nga sulmuesi Mensah.

Partizani po zhvillon fazën përgatitore në Slloveni atje ku do të ketë edhe disa teste të tjerë, në prag të takimit ndaj Karabakut.

Ndërkohë Kukësi dhe Laçi që do të luajnë në Europa League, zgjodhën të testojnë gjendjen pikërisht përballë njëri tjetrit. Ndeshja u mbyll me fitoren e laçianëve 2-0, që tregojnë formë të mirë pasi pak ditë më parë, mundën edhe Teutën në një tjetër përballje miqësore.

Shkarkoni aplikacionin e A2