Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Trump shënjestron Liderin Suprem Ali Khamenei

Nga A2 CNN
24 Qershor 2019, 20:21 | Bota
Trump shënjestron Liderin Suprem Ali Khamenei

Shtetet e Bashkuara të Amerikës godasin ashpër Iranin.

Presidenti amerikan Donald Trump vendosi sanksione të reja ndaj qeverisë së Teheranit si masë ndëshkuese për rrëzimin e dronit javën e kaluar. Duke folur nga Zyra Ovale, kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se nënshkroi një urdhër ekzekutiv për vendosjen e sanksioneve.

Trump tha se këto masa do t’i mohojnë Liderit Suprem Ali Khamenei dhe zyrtarëve të tjerë qasjen në instrumente të ndryshme financiare.

“Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Teheranit”, tha Presidenti amerikan, i cili ripërsëriti se Irani nuk do të zotërojë kurrë një armë bërthamore.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit janë rritur ndjeshëm. Javën e kaluar, SHBA do të niste sulme ushtarake ndaj Iranit, por u ndaluan në minutat e fundit nga Trump.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani