U zhduk një ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 31-vjeçarit

Polumbarët e Renas në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe atë të Rendit, pas shumë orësh kërkime kanë gjetur trupin e pajetë të 31-vjeçarit të zhdukur një ditë më parë në plazhin e Currilave.

Paraprakisht, dyshohet se viktima Doland Molla të jetë mbytur për shkak të rrymave detare që kanë përfshirë ditën e djeshme Gjirin e Durrësit. Molla kishte shkuar në plazh së bashku me shokët, ndërsa tentativa për t’u larë rezultoi fatale për jetën e tij.

31-vjeçari nga Skrapari është viktima e 3  që shënohet në bregdetin e Durrësit, brenda muajit qershor, ndërsa kullat e vrojtimit vijojnë të mos jenë funksionale dhe të pranishme në pothujse pjesën më të madhe të plazheve.

Shkarkoni aplikacionin e A2