Valë e të nxehtit në Europë, temperatura mbi 40 gradë në Francë

I nxehti përvëlues do të përfshijë Francën këtë javë. Termometri pritet të shënojë mbi 40 gradë celsius, duke tejkaluar rekordin për muajin qershor.

Veriu i vendit, përfshirë Parisin do të jenë zonat më të prekura. Meteorologët thonë se lagështia do të bëjë që 40 gradët të ndihen si 47 në kryeqytet.

Gjithashtu në Gjermani, Zvicër dhe Belgjikë mund të thyhen rekordet e temperaturave për muajin qershor.

Një qendër e presionit te larte atmosferik do te zhvendoset ne perëndim të Europës duke sjellë ajër të nxehtë nga Afrika e Veriut dhe Spanja.

Ekspertët po bëjnë krahasime me valën e të nxehtit që përjetoi Franca në 2003-shin, ku u shënuan temperaturat më të larta në histori. Gati 15 mijë vetë humbën jetën.

Në Spanjë, meteorologët paralajmërojnë temperatura mbi 35 gradë celsius në pjesë te mëdha të vendit, dhe mbi 40 gradë në qendër. Në Berlin termometri pritet të shënojë 38 gradë.

Shkarkoni aplikacionin e A2