Veliaj tregon se ku do të ndërtohen kopshtet dhe çerdhet e reja në Tiranë – A2

Veliaj tregon se ku do të ndërtohen kopshtet dhe çerdhet e reja në Tiranë

6 ditë para zgjedhjeve, Erion Veliaj tregon projektet për kopshtet dhe çerdhet në Tiranë.  

Shtimi i këtyre institucioneve do të jetë sfida e bashkisë, ndaj Erion Veliaj ka vendosur ta zgjidhë përmes ndërtuesve. Për çdo leje ndërtimi, bashkia do të marrë tokën e pashfrytëzuar për të ndërtuar kopsht ose çerdhe në varësi të nevojave të zonës.

“Do të “detyrohen” që për tokën që nuk zhvillojnë pasi marrin lejen dhe që është përtej koeficientit të shfrytëzimit 45%, do të duhet që përpara se të marrin lejen t’ia falin me letra në Hipotekë Bashkisë së Tiranës që ta rezervojë për kopshtin apo çerdhen e ardhshme”, theksoi Veliaj.

Gjatë takimit me sipërmarrës dhe edukatorë, Veliaj komentoi edhe situatën aktuale politike që, sipas tij, është pasojë e fëmijërisë së keqe të disa politikanëve: “Po të kishin pasur fëmijëri, të mësoheshin që jeta ka edhe humbje, edhe fitore, nuk do të kishim shumë prej problemeve sot”.

Pas rikonstruksionit të kopshteve dhe çerdheve në Tiranë, Veliaj ka planifikuar ndërtimin e ambienteve të tilla brenda bashkisë për fëmijët e punonjësve, ku tregoi se edhe djali i tij do të frekuentojë institucionet publike. 

Shkarkoni aplikacionin e A2