Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Ermonela Felaj: Vula e fundit që rrëzon zhdekretimin e Metës

Nga A2 CNN
24 Qershor 2019, 14:04 | Politikë
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Ermonela Felaj: Vula e fundit që rrëzon

Ermonela Felaj, deputete e PS, njëkohësisht kryetare e Komisionit të Sigurisë, ishte e ftuar në Ditarin e orës 13:00 nga ku foli për zgjedhjet lokale, duke u shprehur se vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor është vula e fundit për të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Kjo është vula përfundimtare. Akti i Presidentit të Republikës përfaqëson një akt individual, një akt administrativ. Është i tillë sepse norma abstrakte që përmban Kushtetuta dhe që i jep të drejtë presidentit, të caktojë datën e zgjedhje të përgjithshme apo lokale, është një normë që aplikohet në një rast konkret si zgjedhjet e 30 qershorit. Akti është i pavlefshëm, por duhet të konstatohet nga një organ. Duke qenë se akti iu konstatua KQZ, atëherë vendimin e parë e dha ky komision. Më pas, organi i dytë, vendimi i të cilit është i paapelueshëm është Kolegji Zgjedhor. Çështja e Gjykatës Kushtetuese nuk ka lidhje me veprimet e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor”, tha Ermonela Felaj.

https://a2news.com/2019/06/24/kolegji-zgjedhor-le-ne-fuqi-30-qershorin/

Më tej, Ermonela Felaj foli dhe për përgjimet e “Bild” duke theksuar se ajo nuk duhet të ishte bërë publike në media, pasi po përdoret si një shantazh politik.

“Shqipëria edhe në të kaluarën ka pasur problematika me zgjedhjet, por ato të fundit kanë qenë më të mirat të kryera në Shqipëri. Shitblerja e votës nuk është një fenomen i ri dhe për këtë janë marrë masa shumë të forta”, tha Felaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani