Viktima e katërt në plazhin e Durrësit, humb jetën 75-vjeçari

Një tjetër person ka humbur jetën në plazhin e Durrësit. Policia ka bërë të ditur se rreth orës 09:30 në lagjen Nr.13, shtetasi G.H., rreth 75 vjeç, banues në Tiranë, është futur në det dhe ka gjetur vdekjen.

Sipas policisë, nga të dhënat e para, dyshohet se 75-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

75-vjeçari bëhet personi i katërt që ka humbur jetën në plazhin e Durrësit muajin e fundit. Ditën e sotme u konfirmua i vdekur edhe 31-vjeçari Doland Molla.

Ai kishte shkuar në plazhin e Currilave së bashku me shokët një ditë më parë, por humbi kontaktet dhe pas orësh të tëra kërkimi, trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN