Vrasja e shqiptarit për kokainë, drejtësi pas 16 vitesh në Francë

Bosët shqiptarë të kokainës që operojnë në Europë ndëshkohen nga organet ligj zbatuese. Kështu, edhe pse kanë kaluar 16 vjet nga vrasja e 27-vjeçarit Erion Murati, në Rene të Francës, drejtësia atje nxori para bankës së të akuzave të vetmin person që ka arrestuar, Eduart Pelushin, një biznesmen që në vitin 2010 u arrestua në Shqipëri me 8 kg kokainë dhe u lirua për t’u prangosur në Spanjë, ku 46-vjeçari po kalonte pushimet.

Vrasësi i dytë, Ndriçim Hoxha, 48 vjeç, është në kërkim, ndërsa autori i tretë, Fatjon Naxhaku, pjesë e bandës së “Rrugës së Kavajës” është ekzekutuar në vitin 2005 Tiranë dhe besohet se u vra nga Domart Konjari, si hakmarrje për eliminimin e Muratit në Francë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN