Akuzoi Trump për ngacmim seksual, përgjigjet presidenti: Nuk është tipi im

Presidenti i SHBA, Donald Trump hodhi poshtë akuzat se ka ngacmuar seksualisht një shkrimtare në vitin 1990, duke thënë se ajo është duke gënjyer. Trump deklaroi se E. Jean Carroll gënjen totalisht kur thotë se e ka sulmuar në një dyqan në Nju Jork.

“Mund t’iu them me gjithë respektin se e para ajo nuk është tipi im. E dyta, kjo ngjarje nuk ka ndodhur”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.

75 vjeçarja Carroll i bëri këto akuza ndaj presidentit Trump të premten e shkuar në gazetën “New Jork Times”.  Ajo është gruaja e 16-të që akuzon presidentin e SHBA për dhunë seksuale, akuza që Trump i ka mohuar të gjitha.

Sipas E. Jean Carroll ngjarja ka ndodhur në dyqanin Bergdorf Goodman në Manhattan në fund të vitit 1995 ose fillim të 1996, ndërsa të dy po bënin pazar. Ajo deklaroi se Trump e ftoi ta ndihmonte për të blerë të brendshme për një femër tjetër dhe i kërkoi që të bënte modelen për të. Shkrimtarja më tej shton se Donald Trump e kapi me forcë në dhomën e provës në dyqan.

Presidenti Trump, nga Shtëpia e Bardhë, i mohoi këto akuza, të cilat sipas tij po dalin ndërsa po publikohet dhe libri i katërt i shkrimtares, E. Jean Carroll.

Shkarkoni aplikacionin e A2