Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Biba: Dekreti i Presidentit nuk shkon dot në Gjykatë Kushtetuese

Nga A2 CNN
25 Qershor 2019, 21:59 | Politikë
Biba: Dekreti i Presidentit nuk shkon dot në Gjykatë Kushtetuese

Zv/kryetari i KQZ-së, Denar Biba theksoi në emisionin “I Ftuari” në A2 CNN se dekretet e Presidentit të Republikës nuk mund të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese që nga viti 1998.

“Presidenti nuk nxjerr dot akte normative që nga viti 1998. Kushtetuta vendosi që Presidenti të nxjerrë akte nënligjore, akte individuale. Duke mos qenë akte normative, nuk mund të shkojnë në Gjykatë Kushtetuese, mund të shkojnë vetëm në Gjykatën Administrative. Kemi dy konstatime faktike: askush nuk e çoi dekretin në Gjykatën Administrative dhe askush nuk godet vendimet e KQZ-së në Gjykatën Administrative. Nëse dekreti është i ligjshëm, atëherë i bie që të gjithë vendimet e KQZ-së janë të pavlefshme. Përse askush nuk i çon këto vendime në Gjykatën Administrative? PD-ja ka disa juristë për të cilët kam konsideratë dhe fakti që nuk e çojnë në Gjykatë Administrative është se duke qenë se janë të zotë, e dinë që Gjykata Administrative do të lërë në fuqi vendimin e KQZ-së”, shpjegoi Biba.

Kur u pyet mbi pritshmëritë e tij për ditën e zgjedhjeve, Biba tha: “Nuk besoj se do të ketë përplasje në datë 30. Ajo që ka ndodhur këto ditët e fundit, kur zoti Basha në mënyrë paqësore dhe qytetare doli e protestoi me familjen e tij, mendoj se është fillimi i asaj që do të ndodhë edhe në 30 qershor”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë