Biba: Presidenti e ka detyrim caktimin e datës së zgjedhjeve

Denar Biba, zv/kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deklaroi në studion e emisionit “I Ftuari” në A2 CNN se Presidenti i Republikës e ka detyrim caktimin e datës së zgjedhjeve dhe “çdo veprim i cili kryhet për të pamundësuar ushtrimin e kompetencave të tij, është i pavlefshëm”.

Biba theksoi gjithashtu se shfuqizimi i 30 Qershorit ishte “shokim”: “E pabesueshme si mund të ndodhte. Presidenti ka kompetencë kushtetuese për të caktuar datën e zgjedhjeve. Kompetenca nuk është e drejtë, por detyrim. Çdo veprim i cili kryhet për të pamundësuar ushtrimin e kompetencave, është i pavlefshëm”.

Kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse Presidenti do të kishte caktuar datë tjetër për zgjedhjet vendore, Biba u përgjigj: “Presidenti mund të kishte zgjedhur një datë më të hershme sesa data e fundit e periudhës zgjedhore. Shtetarët duhet të jenë më të kujdesshëm në këto vendime pasi mund të ndodhin shumë gjëra, përfshi edhe fenomene natyrore. Mund të ishte caktuar 9 ose 16 qershori dhe mund të kishim hapësirë për të caktuar data të tjera”.

“Pushteti i takon popullit dhe këtë pushtet ai e ushtron duke votuar një herë në 4 vite, jo një herë në 4 vite e 6 muaj ose kur t’i teket Presidentit”, shtoi Biba.

Shkarkoni aplikacionin e A2