Dua Lipa sjell në Prishtinë emrin e madh të muzikës botërore – A2

Dua Lipa sjell në Prishtinë emrin e madh të muzikës botërore

Nisin përgatitjet për festivalin “Sunny Hill”, që tanimë është bërë traditë të sjellë në Kosovë emrat më të mirë të muzikës komerciale në botë.

Hitet e verës , por edhe të gjitha ato që kanë pushtuar vendet e para në paradat muzikore, do të interpretohen edhe këtë vit në datat 2,3 dhe 4 gusht në Prishtinë.

Një nga artistët që do të ngjitet në skenën e “Sunny Hill” këtë vit është edhe producenti dhe DJ Calvin Harris. Ai do t’i bashkohet këngëtares shqiptare Dua Lipa për të performuar së bashku hitin “One kiss”, që ka më shumë se 550 milionë klikime në You Tube.

Ka qenë këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ajo e cila e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Harris, përmes një videoje të publikuar në Instagramin e saj, ku e pyet DJ e famshëm se çfarë do të bëjë këtë verë.

“Këtë verë. Po të them që kam planifikuar të udhëtoj në Prishtinë, në Kosovë. Për herë të parë do të jem aty në “Sunny hill Festival”, më 4 gusht. Mezi po pres”, deklaroi Calvin Harris.

“Jam shumë e emocionuar t’iu prezantoj Calvin Harris këtë vit në Prishtinë,  Kosovë me 2,3 dhe 4 gusht. Ky vit është i çmendur dhe falenderoj të gjithë miqtë e mi që po vijnë në Kosovë, që po e bëjnë këtë të mundur, duke na mbështetur ne dhe të rinjtë e Kosovës për një të ardhme të ndritur së bashku”, shkruan Dua Lipa në rrjetet sociale.

Shkarkoni aplikacionin e A2