Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“E ardhmja është këtu”, Paok prezanton Enea Mihajn

Nga A2 CNN
25 Qershor 2019, 15:41 | Futboll
“E ardhmja është këtu”, Paok prezanton Enea Mihajn

Kampionët e Greqisë, Paok, kanë prezantuar blerjen e tyre më të fundit, mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Enea Mihaj.

Nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale, klubi grek ilustron momentin në të cilin talenti 20 vjeçar mëson ftesën për t’ju bashkuar skuadrës nga qyteti i Selanikut si dhe momentin e firmës.

Paok e konsideron Mihajn si të ardhmen e skuadrës. Futbollisti shqiptar do të vishet bardhezi për tre sezonet e ardhshme në kampionatin grek.

A2 CNN Livestream

Dita jonë