Feronikeli gati për debutim në Champions League – A2

Feronikeli gati për debutim në Champions League

Feronikeli debuton për herë të parë sot në mbrëmje në fazën para-eliminatore të Champions League. Klubi kosovar do të përballet kundër Linkoln Red Imps, skuadrës kampione të Gjibraltarit.

Nëse skuadra nga Drenasi do të kalojë këtë sfidë me sukses, do të luajë pas tre ditësh kundër fituesit të çiftit Tre Pene–Santa Coloma, dy klube modeste nga San Marino dhe Andorra. Feronikeli do ketë avantazhin e publikut, duke qenë se të gjithë këto takime do të luhen në Prishtinë.

Fituesin e raundit para-eliminator e pret skuadra bjelloruse e Bate Borisov në raundin e parë të Champions.

Shkarkoni aplikacionin e A2