Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gara për lidershipin britanik, Johnson përpiqet të rifitojë mbështetjet e humbura

Nga A2 CNN
25 Qershor 2019, 12:22 | Bota
Gara për lidershipin britanik, Johnson përpiqet të rifitojë

Në përpjekjen për të rifituar momentumin në betejën për t’u bërë kryeministër i Britanisë së Madhe, Boris Johnson tha të hënën se është seriozisht i përgatitur për ta nxjerrë vendin nga Bashkimi Europian në muajin tetor, edhe nëse nuk do të arrihet një marrëveshje me bllokun.

Ish-kryebashkiaku i Londrës vazhdon të jetë favorit për të pasuar Theresa May, por incidenti familjar në të cilin u përfshi së fundmi ndikoi në tkurrjen e mbështetjeve. Shtypi britanik njoftoi se policia kishte vizituar banesën e Johnson në orët e vona të natës, pas një sherri mes tij dhe të dashurës. Konservatori refuzoi të komentonte mbi çështjen në intervistën për BBC duke e devijuar vëmendjen tek përmbushja e premtimit të Brexit, me apo pa ujdi.

“Sigurisht, zotimi im është që Britania e Madhe të shkëputet zyrtarisht nga unioni mbrëmjen e Hallouinit, në 31 tetor. Mënyra e vetme për t’i bërë miqtë dhe partnerët tanë të kuptojnë se sa seriozë jemi, është duke braktisur disfatizmin dhe negativitetin që na ka përfshirë dhe të përgatitemi me vendosmëri për Brexit, me apo pa ujdi”, tha Boris Johnson, kandidat konservator.

Rivali i tij, sekretari për Punët e Jashtme Jeremy Hunt, e cilësoi Johnson si një frikacak për faktin se po shmang përballjen publike me të.

“Ne kemi vetëm dy javë para se pjesëtarët e partisë të votojnë dhe ai po I shmang debatet kokë më kokë. Ai po refuzon të japë intervista të vështira mediatike, por kur të jetë kryeministër do të duhet të marrë vendime shumë të rëndësishme. Vendi ka të drejtë të dijë se çfarë vendimesh do të marrë”, tha Jermy Hunt. Në intervistën për BBC, Johnson pranoi megjithatë se do të kishte nevojë për bashkëpunimin e  Brukselit për shmangien e një kufiri të fortë me Irlandën në rastin e një Brexit pa ujdi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani