Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Harry-Meghan në qendër të polemikave, 3 milionë dollarë të britanikëve për rinovimin e shtëpisë

Nga A2 CNN
25 Qershor 2019, 23:23 | Lifestyle

Zhvendosje luksoze, ajo e Dukëve të Sussex. Punimet rinovuese të Frogmore Cottage, ku çifti Harry dhe Meghan Markle shkuan të jetonin pasi lanë Pallatin Kensington dhe komshinjtë “e padurueshëm” William dhe Kate, kushtuan 2.4 milionë sterlina, mbi 3 milionë dollarë.

Kjo ka bërë që çifti të jetë në qendër të polemikave, pasi Familja Mbretërore pranoi se këto para janë marrë nga fondi i grumbulluar nga taksat e britanikëve. Ky nuk është shpenzimi i vetëm marramendës i bërë nga Harry dhe mbi të gjitha Meghan, koleksioni i bizhuterive i së cilës mendohet të ketë kushtuar 600 mijë sterlina, rreth 1 milionë dollarë.

 Të gjitha këto para janë marrë nga fondi I mbledhur nga taksapaguesit britanikë. Për të pritur çiftin, Frogmore Cottage, ndërtesë që i përket shekullit të 19-të, iu nënshtrua një ndërhyrjeje thelbësore. 5 apartamentet janë eleminuar për të krijuar një shtëpi unike dhe të madhe. Janë realizuar banjo të reja dhe ndryshuar tavane e dysheme.

Harry dhe Meghan

Zëra të ndryshëm në mediat britanike flasin dhe për krijimin e një zone për joga dhe një hapësire të dedikuar për mamanë Meghan dhe djalin Archie.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani