Iluzionet optike që nuk kanë dalë asnjëherë nga moda

Të dalësh jashtë kornizave të së zakonshmes, kjo është motoja e ekspozitës së fundit akademike nga atelieri i tekstilit dhe modës në Universitetin e Arteve.

Skicat, por edhe veprat që gjejmë të ekspozuara në galerinë Fab pushtohen nga një dizajn që brenda kontureve rrëfen iluzione optike të cilat me siguri do t’ju bëjnë të veçantë nëse zgjidhni të dilni në publik me një veshje të tillë.

Përmes tre dhomave të kësaj galerie rrëfehet tre stade të ndryshme të punës që studentët kanë bërë me pedagogen e tyre.

Në këtë ekspozitë nuk gjen vetëm skica, më të mirat e së cilave janë të realizuara, por edhe skulptura që e lidhin modën edhe më shumë me artin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN