Kampionati Ballkanik U20, Shqipëria mund 3-0 Kosovën – A2

Kampionati Ballkanik U20, Shqipëria mund 3-0 Kosovën

Kombëtarja e 20-vjeçarëve e ka nisur në mënyrën më të mirë rrugëtimin e saj në kampionatin ballkanik të volejbollit që po zhvillohet në kryeqytet.

Në ndeshjen e parë, kuqezinjtë mundën 3-0 me sete përfaqësuesen e Kosovës. Shqipëria dominoi gjatë gjithë takimit duke i mbyllur setet me një diferencë të konsiderueshme nga rivalët.

Skuadra e trajnerit Arben Sako do të sfidojë sot Greqinë, kundërshtarin më të fortë të grupit A, atje ku bëjnë pjesë edhe kombëtarja e Maqedonisë së Veriut.

Shkarkoni aplikacionin e A2