Kampionati spanjoll, “Mbreti” i merkatos. Rekord shpenzimesh për “La Liga”

La Liga konfirmohet “mbretëresha” e merkatos së futbollit.

Në vetëm 22 ditë, skuadrat spanjolle kanë shpenzuar plot 808 milionë euro për afrimet e reja, ku klubi më “dorëlëshuar” është padyshim Reali i Madridit. Mbi 300 milionë euro për 5 dëshirat e Zinedine Zidane.

Por, ky nuk është bilanci përfundimtar i kampionatit spanjoll. Barcelona ka arritur një marrëveshje për rikthimin e Neymar, ndërsa Atletico Madrid pret të zyrtarizojë Joao Felix ditët në vijim, pa harruar edhe të ardhmen e Griezmann.

“La Liga” do të thyejë rekordin prej 887 milionë euro të sezonit të kaluar, duke e kaluar shifrën prej 1 miliard eurosh në dritaren e transferimeve të kësaj vere.

Shkarkoni aplikacionin e A2