Kupa e Amerikës, Uruguai gjunjëzon kampionët e Kilit, merr vendin e parë

Uruguai triumfoi në supersfidën e grupit C përballë kampionëve në fuqi, Kilit, dhe rrëmbeu njëkohësisht vendin e parë të renditjes.

Bardhekaltrit gjetën fitoren nëpërmjet sulmuesit, Edinson Cavani, i cili realizoi në minutën e 82-tw, golin që i mundëson Uruguait një përballje më të favorshme në 1/8, si ajo ndaj Perusë dhe jo Kolumbisë.

Japonia dhe Ekuadori humbën mundësinë e artë për t’u kualifikuar si një nga skuadrat e treta më të mira të grupeve duke barazuar 1-1, i vetmi rezultat që i linte jashtë të dyja skuadrat.

Me ketë barazim është Paraguai skuadra që kalon në raundin tjetër me vetëm 2 pikë të fituara ndërkohë që mes 8 më të mirave është edhe përfaqësuesja peruane.

Shkarkoni aplikacionin e A2