Maji “zbeh” pritshmëritë e turizmit – A2

Maji “zbeh” pritshmëritë e turizmit

Në prag të sezonit veror, hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë kanë ngadalësuar ndjeshëm ritmin.

Ndikuar edhe nga kushtet e motit, në maj numri i turistëve arriti në 401 mijë, duke u rritur me vetëm 1.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo bazuar në të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave.

Rënia më e ndjeshme ka ardhur nga shtetasit nga Kosova, ku një pjesë e vizitorëve janë frenuar nga agjërimi gjatë muajit të Ramazanit.

Por, ajo që është më shqetësuese është fakti se janë në rënie vizitat nga grupe të rëndësishme turistësh si nga Anglia, Polonia dhe Amerika, por edhe në rajon si Maqedonia e Mali i Zi.

Ndërkohë, vizitorët nga Zvicra janë rritur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, ndjekur nga vendet nordike, si dhe nga vizitorët e përhershëm nga Italia dhe Greqia.

Shkarkoni aplikacionin e A2