Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Meta: Në Presidencë deri në vitin 2022, nga këtu ringrihet Republika

Nga A2 CNN
25 Qershor 2019, 08:35 | Politikë
Meta: Në Presidencë deri në vitin 2022, nga këtu ringrihet

Teksa komentoi vendimin e një dite më parë të Kolegjit Zgjedhor, duke theksuar se ai nuk e prek aspak dekretin e Presidentit, Meta u shpreh se do të qëndrojë në krye të këtij institucioni deri në fund të mandatit.

“Ky institucion nuk i përket Ilir Metës, i përket Republikës dhe nuk do të bjerë kurrë. Nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës. Shqipëria nuk do të kthehet në një tirani personale të askujt dhe në asnjë koloni të asnjë fondacioni ndërkombëtar. Ky është një vend që iu takon të gjithë shqiptarëve dhe bashkë do të jemi këtu deri në 24 korrik të vitit 2022”, tha Meta.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës shtoi se zgjedhje në 30 qershor ligjërisht nuk do të ketë dhe nëse mbahen nuk do të plotësojë standardet.

“Zgjedhje të tilla nuk plotësojnë standardet e kritereve të Kopenhagenit dhe do të dënoheshin nga organizatat për të drejtat e njeriut. Nuk kam anuluar zgjedhjet në asnjë ambasadë, por në Republikën e Shqipërisë. Zgjedhje ligjërisht në Shqipëri në 30 qershor nuk ka dhe nuk do të ketë”, u shpreh presidenti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani