Ndryshimi i Kodit Penal, opozita në Parlament: Ende asnjë negociatë me ne – A2

Ndryshimi i Kodit Penal, opozita në Parlament: Ende asnjë negociatë me ne

Kur të enjten mazhoranca u tërhoq nga ndryshimi i Kodit Penal, tha se po e bënte për të negociuar me opozitën parlamentare që nuk i jepte votat për të.

Konkretisht, nenin që ndalonte lëvizjen e jashtë shtetit nga 5-10 vjet të te atyre që kryejnë krime zgjedhore.

“Deri tani nuk ka asnjë negociatë të paktën me grupin e pavarur”, shprehet deputeti Ralf Gjoni, ndërsa kjo konfirmohet edhe nga Myslym Murrizi.

Edhe sot, deputetët e opozitës thonë se nuk do ta japin votën, as në 4 korrik kur është seanca radhës e as më tej, nëse neni nuk hiqet. Por burime të A2 CNN konfirmojnë se nuk ka qenë vetëm mungesa e 84 votave të nevojshme për të ndryshuar kodin, por dhe kundërshtia e fortë e ndërkombëtarëve, ata që detyruan PS-në ta tërheqë nismën në moment të fundit në seancë. Përveç kufizimi të lëvizjes, në Kod Penal janë ashpërsuar dhe masat për ata bllokojnë rrugët apo godasin policët, të veprime të para këto gjatë protestave të opozitës muajt e fundit.

Shkarkoni aplikacionin e A2