Ngjarje e rëndë në Vlorë, burri vret bashkëshorten

Krimi në familje ka goditur sërish, kësaj radhe në rrethin e Vlorës. Raportohet që në fshatin Babicë të këtij rrethi, bashkëshorti ka vrarë bashkëshorten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së kësaj të marte, në ambientet e servisit që ishte në pronësi të çiftit.

Viktima, Laureta Sulo.
Vrasësi, Lavdosh Sulo.

Policia ka arrestuar autorin e krimit, Lavdosh Sulo, i cili mësohet se kishte lajmëruar vetë policinë për vrasjen e bashkëshortes se tij, Laureta Sulo. Kjo e fundit, edhe pse u transportua me urgjencë në spitalin e Vlorës nuk i shpëtoi dot plagëve të rënda që kishte marrë nga goditjet me levë hekuri. Paraprakisht, grupi i hetimit dyshon se krimi ka ndodhur për motive xhelozie.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN