Peza: SHBA paralajmëroi opozitën të ndërpresë dhunën

I ftuar në Ditarin e orës 13:00, Alfres Peza, sekretari për median në PS, u shpreh se opozita është paralajmëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të ndërpresë filozofinë e dhunës, në rast të kundërt do të klasifikohet si organizatë e dhunshme.

“Menjëherë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, ndërkombëtarët, BE dhe SHBA e dhanë gjykimin e tyre. Nga ana tjetër, SHBA-të i kanë paralajmëruar liderët e opozitës së rrugës që të mos vazhdojnë me filozofinë e dhunës sepse do të klasifikohen si organizata të dhunshme. Një hap i ndajnë organizatat e dhunshme në listën e zezë të DASH nga organizatat terroriste. Kjo do t’i çonte ata të dilnin jashtë sistemit politik”, u shpreh Alfred Peza në A2 CNN.

Më tej, Peza u shpreh se qytetarët janë të qetë dhe do të shkojnë në votime më 30 qershor. “Qytetarët e kanë të qartë se 30 qershori është dita e zgjedhjeve, ndërsa kanë mbetur edhe 5 ditë deri atëherë. Asgjë s’po ndodh. Kam idenë se qytetarët dinë të ndajnë hallet personale të një pjesë të lidershipit të opozitës së rrugës me hallet e tyre personale. Partitë politike i ndaj në të mira dhe të këqija. Arsyet e nxjerra nga opozita nuk janë shkaqe, por janë pretekste. Halli i opozitës është reforma në drejtësi. Ata ta harrojnë që nëpërmjet këtyre lojërave do t’i shmangen edhe drejtësisë”, tha Alfred Peza.

Shkarkoni aplikacionin e A2