Përleshje mes policisë dhe mbështetësve të PD-së në Kukës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin elektoral të radhës në Kukës dhe ashtu si thuajse në të gjitha qytetet e tjera të vendit, ai është pritur me protesta nga simpatizantët e Partisë Demokratike.

Forcat e policisë ngritën kordon policor në rrugën që të çon në aeroportin e Kukësin për të ndaluar mbështetësit opozitarë, por ky kordon u ça.

Gjatë përleshjes u lëndua gruaja e Havzi Nelës, martirit të demokracisë, poet i varur në kohën e diktaturës.

Shkarkoni aplikacionin e A2