Rama: Asnjë grua e opozitës nuk do të humbë vendin e punës në Bashki

Kryeministri Edi Rama në mitingun e tij në Kukës prezantoi kandidatin Safet Gjici duke thënë se ai “ nuk është doktor Shkencash, për atë kemi fallxhoren”,  duke iu referuar Monika Kryemadhit, por shtoi se Gjici “ është njeri i punës dhe i fitores. Ashtu siç ka bërë ekipin e Kukësit kampion, që asnjë nuk e imagjinonte, do ta bëj Kukësin qytet model”.

I pranishëm në një Bashki që administrohet nga opozita, kryeministri deklaroi se “asnjë prej grave në administratën bashkiake nuk do të pushohet nga puna më 30 qershor”, ndërsa vijoi duke thënë se kush nga meshkujt “mendon se mund të ketë një të ardhme  duke i bërë karshillëk Kushtetutës, policisë dhe popullit,  ta provojë”.

Rama vijoi duke thënë se “edhe ne kemi shumë gjera që nuk kemi bërë mirë, por ka një dallim me këta të tjerët, që sa herë kanë prekur diçka e kanë prishur”.

Shkarkoni aplikacionin e A2