Rama i përgjigjet Bashës: O njish! Je i pandehur për qindra mijëra euro ruse

Pas deklaratës së kreut opozitar Lulzim Basha, nuk mungon reagimi përmes rrjeteve sociale të kryeministrit Rama.

“Artist, ti nuk zhgënjen kurrë, je njish! Je i pandehur për qindra mijëra euro ruse a dreqi e di ç ’janë, të cilat po dreqi e di sa versione do sajosh deri në gjyq për t’i justifikuar dhe del e bilbilon për krimin që do paguaka avokatin gjerman për të luftuar lirinë e medias në Gjermani.

Se kuptove kurrë o njish që është shah politika, jo kukamçefthi as topa luftash, po mos u mërzit! Gjyqi do bëhet në Gjermani, faturat do publikohen në Shqipëri dhe e vërteta për tërë atë çorbë të prishur që gatuat, për ta helmuar këtë vend e miqtë e tij, do dalë e plotë”, shkruan kryeministri i vendit.  

Shkarkoni aplikacionin e A2