Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rama: T’i shkohet deri në fund shkarkimit të Metës, hata kushtetuese

Nga A2 CNN
25 Qershor 2019, 11:10 | Politikë
Rama: T’i shkohet deri në fund shkarkimit të Metës, hata

Asnjë zmbrapsje nga deklaratat e presidentit Meta për mos njohur zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryesocialisti Edi Rama, në kafen e mëngjesit me Erjon Veliajn në njësinë nr. 2, jo vetëm që kërkoi proces korrekt zgjedhor, por të tijët të shkojnë deri në fund me shkarkimin e presidentit, që sipas tij, ka kryer një hata kushtetuese.

“Është vetëvrasje spektakolare. Harakiri i thonë japonezët. Bjeri vetes me thika dhe prit që t’iu vijë keq të tjerëve. Gjëja më e rëndësishme për ne është që procesi të jetë sa më korrekt. Si po shkon Komisioni për presidentin? Duhet çuar deri në fund ai proces se kjo është një hata kushtetuese dhe institucionale”, u shpreh kryeministri Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë