Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Reforma në drejtësi, Soreca takon kreun e KLP: SPAK sa më shpejt funksional

Nga A2 CNN
25 Qershor 2019, 15:34 | Aktualitet
Reforma në drejtësi, Soreca takon kreun e KLP: SPAK sa më shpejt

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, vijoi takimet në kuadër të zbatimit të reformës në Drejtësisë.

Përfaqësuesi i Brukselit priti në zyrën e tij kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, që e njohu me ecurinë e fazës finale të përzgjedhjes së kandidaturave për Strukturën e Posaçme anti-korrupsion.

https://a2news.com/2019/06/24/soreca-takon-dvoranin-ambasadori-kushtetuesja-funksionale-sa-me-shpejt/

“Është thelbësore – shkruan ambasadori Soreca në Twitter – që SPAK të jetë funksional sa më shpejt të jetë e mundur, për të përforcuar edhe më shumë aftësinë e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Një ditë më parë, Soreca priti në takim edhe kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Adrian Dvorani, duke kërkuar që të ngrihet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese.

A2 CNN Livestream

Dita jonë