Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Spiropali: Meta kërkon t’i thotë Botës se në Shqipëri vendos ai

Nga A2 CNN
25 Qershor 2019, 10:12 | Politikë
Spiropali: Meta kërkon t’i thotë Botës se në

Ministrja e Shtetit Për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar daljen e Presidentit të Republikës, Ilir Meta pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

Përmes një postimi në rrjetet speciale, Spiropali ironizoi dhe deklaratën e Presidentit në lidhje me ndërkombëtare dhe rolin e tyre për zgjidhjen e krizës.

“Ilir Meta që pa gdhirë tha se nuk ka anuluar zgjedhjet në SHBA, Itali apo Kinë, kështu që Bota duhet ta mbyllë gojën se në Shqipëri vendos ai se kur voton Populli! Domethënë sa të kem Lulin e Monën me vete s’pyes për Amerikën dhe Europën. Historia që përsëritet si komedi me Haxhiun e ri”, shkruan ministrja Spiropali.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani