Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Trump kërcënon Iranin: E zhdukim me forcë dërrmuese

Nga A2 CNN
25 Qershor 2019, 23:08 | Bota

Presidenti amerikan, Donald Trump, iu kundërpërgjigj furishëm deklaratave të qeverisë iraniane lidhur me sanksionet e fundit të vendosura nga Shtetet e Bashkuara. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i konsideroi deklaratat e presidentit Hasan Rouhani “shumë injorante dhe fyese” dhe shtoi se kjo tregon që ai nuk e kupton realitetin.

 Presidenti amerikan nënvizoi se regjimi Iranian nuk kupton fjalën “mëshirë” dhe “vepra të mira”, por vetëm “pushtet” dhe “fuqi”. Trump rriti dozën e kërcënimeve ndaj Teheranit, duke folur për shfarosje në një status në Twitter. “Çdo sulm nga Irani ndaj çdo gjëje amerikane do t’i kundërpërgjigjemi me forcë dërrmuese. Në disa zona, forcë dërrmuese nënkupton zhdukjen”, ishte mesazhi kërcënues i presidentit amerikan.

https://a2news.com/2019/06/20/trump-kercenon-iranin-pas-rrezimit-te-dronit/

Ndër të tjera, Trump akuzon lidershipin e Iranit se shpenzon të gjithë paratë e qytetarëve për terror. Ndërkohë, më herët Ruhani akuzoi administratën amerikane se gënjen kur pohon se dëshiron dialog. Sipas presidentit Iranian, masat kundër liderit suprem Ajatollah Ali Khamenei janë të pavlefshme dhe denoncoi planet e SHBA për të shënjestruar ministrin e jashtëm Iranian.

 “A nuk thatë se deshët të negocionit. Nëse thatë të vërtetën dhe deshët vërtetë negociata, nuk keni përse të njoftoni sanksione ndaj ministrit tonë të jashtëm. Kjo tregon se jeni të mbushur me gënjeshtra”, deklaroi Rouhani.

Trump firmos sanksionet kundër Iranit

 Një vendim i tillë, shton Rouhani, tregon se sa e “vonuar mendërisht” ishte Shtëpia e Bardhë.

https://a2news.com/2019/05/21/irani-refuzon-kerkesen-e-trump-per-negociata/

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të hënën sanksionet e reja kundër Iranit, të cilat nuk kursejnë as liderin suprem. Atij dhe bashkëpunëtorëve do tu mohohet qasja ndaj resurseve të rëndësishme financiare. Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit përshkallëzuan kohëve të fundit për shkak të rrëzimit të një droni amerikan në territorin Iranian.

A2 CNN Livestream

Dita jonë