Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Tubim urgjent”, PD kërkon leje për 8 orë protestë

Nga A2 CNN
25 Qershor 2019, 11:33 | Politikë

Kryeministri Edi Rama do të vijojë fushatën elektorale në qytetin e Kukësit pasditen e së martës, ndërsa PD ka kërkuar njëkohësisht të mbajë një protestë.

PD dega Kukës dhe koalicioni opozitar ka vendosur të zhvillojë një tubim urgjent në formën e marshim-protestës më datë 25 qershor.

Qëllimi i tubimit, të paktën sipas asaj që është shkruan në kërkesën për leje, thuhet se është: “Mbrojtja e demokracisë, shtetit ligjor dhe shkëputja e politikës dhe krimit si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshme, që siguron mirëqenie dhe punësim për shqiptarët, si dhe luftë kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin”.

PD ka kërkuar leje për këtë tubim nga ora 14:00 deri në orën 22:00.

PS kishte njoftuar se mitingu do të mbahej në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” , ndërsa më pas e ka zhvendosur atë në aeroportin e Kukësit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli